​Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Aktuale

​Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 22:06
Osmani dhe Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar se pse mori vendim për lirimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti.

Ai ka thënë se disa veprime të Osmanit kanë qenë të papranueshme për LDK-në dhe për këtë qëllim kanë zbatuar statutin e partisë.

“Me veprimet e saj Vjosa Osmani ka rënë në kundërshtim me statutin e partisë. Pasi që sipas statutit asnjë zyrtar i partisë nuk mund të jetë në strukturat udhëheqëse nëse vepron në kundërshtim me vendimet e partisë. Kundërshtimi i saj për votimin e Hotit, kundërshtimi i mocionit, dhe disa veprime të sajë na kanë detyruar të shkarkojmë nga pozitat drejtuese. I pranojmë mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe”, ka thënë Mustafa.

Megjithatë, ai ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me Osmanin, nëse ajo shpreh interesim për rikthim.

“Në qoftë se zonja Osmani dëshiron të komunikojë unë jam i hapur të bisedoj me të. Por në qoftë se ajo mendon për hapjen e ndonjë iniciative është e drejtë e saj. Ne e falënderojmë për punën dhe aktivitetin e bërë në LDK, por nuk e diktojmë se çfarë të bëjë me të ardhmen”, tha ai në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat