Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Do të jemi përherë krah Amerikës

Aktuale

Haradinaj kujton sulmet e 11 shtatorit: Do të jemi përherë krah Amerikës

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet e 11 shtatorit kishin për cak të godasin jo vetëm ShBA-të por mbarë njerësimin.

“Sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten ndër ngjarjet më të tmerrshme, që për cak kishin të godasin jo vetëm popullin, institucionet dhe demokracinë amerikane, por mbarë njerëzimin”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pas 19 viteve më pas, ShBA-të bashkë me aleatët arritën të ngadhnjejnë ndaj të keqes me synim për një botë të qetë e të sigurt.

Postimi i plotë:

Sulmet terroriste të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten ndër ngjarjet më të tmerrshme, që për cak kishin të godasin jo vetëm popullin, institucionet dhe demokracinë amerikane, por mbarë njerëzimin. Shtatori mbetet në kujtesën tonë si ngjarja më tragjike e drejtuar ndaj simbolit të lirisë dhe investuesit historik për paqe e siguri në mbarë botën.

Sot, nëntëmbëdhjetë vite më pas, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e saj, duke përfshirë edhe shqiptarët, arritën të ngadhënjejnë ndaj të keqes, me synim një botë të qetë e të sigurt për brezat e rinj. Populli dhe shteti i Kosovës, janë përjetë mirënjohës ndaj popullit dhe institucioneve amerikane për ndihmën e dhënë në çdo epokë të historisë sonë. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës në rrugën e avancimit të demokracisë dhe paqes në botë.

Përgjithmonë bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi.

Kosova kujton!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat