Ish-agjenti i SHIK-ut flet për “Dosjet” e Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK: A janë aty edhe 500 dosjet kunder LDK-së dhe Ibrahim Rugovës?

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut flet për “Dosjet” e Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK: A janë aty edhe 500 dosjet kunder LDK-së dhe Ibrahim Rugovës?

Nga: N.Sh. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:41
Njeriu që dërgoi "Dosjet"

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, ka folur për 4 mijë “Dosjet” e Gjykatës Speciale.

Këto “Dosje”, supozohet të jenë të Gjykatës Speciale, dëshmitë e dëshmitarëve, sipas krerëve të organizatavë të dala nga lufta OVL-UÇK.

Sipas Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, “Dosjet” në fjalë, janë dërguar nga një person me maskë e kapelë, por që mbetet akoma i panjohuar se kush ishte.

E pas kësaj, OVL-UÇK-ja, “dosjet” në fjalë ua dërgoi disa mediave për publikim.

Kjo bëri që hetuesit e Specialës të konfiskojnë këto “dosje” në zyrët e OVL-U↕K-së dhe të një medies në Prishtinë.

Megjithatë, sipas Miftari kjo është veçse një mashtrim, pasi që ai thotë se ato dosje u dërguan aty në një paketë të vezve.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo është nivel i inteligjencës artificiale të sekserave të Hashim Thaçit.

4000 dosje në një paket të vezve të pules .40×60 !???? niveli i inteligjencës artificiale e sekserave të Hashim Thaçit me disa milionerë - profiter tjerë të pas luftës, jet vetëm për të iu deshiruar sukses në të ardhmen në përmisim të intelit!”, shkruan Miftari, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai pyet se a mos ishin aty edhe 500 dosje të R.Marës kundër LDK-së dhe njerëzve të Ibrahim Rugovës.

Nuk mujta me ditë a ishin në këtë paket bashkë edhe ato 500 dosjet e SHIK-ut që i kishin bërë në bashkëpunim me SIA-n e R . Mares kundër LDK dhe njerëzve të Ibrahim Rugovës që ju kishin dorëzuar dikur inteligjencës së UNMIK-ut !?”, pyet Miftari në postimin e tij, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat