Mbrojti Vjosën, profesori universitar i habitur: Si munden këta njerëz ta sulmojnë Ibrahim Rugovën e ta ngrenë lart Albin Kurtin?!

Aktuale

Mbrojti Vjosën, profesori universitar i habitur: Si munden këta njerëz ta sulmojnë Ibrahim Rugovën e ta ngrenë lart Albin Kurtin?!

Nga: G.B Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:56
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar sërish lidhur me sulmet që po i bëhen Vjosa Osmanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka mbështetur atë si si alternativë ndaj mbeturinave të Beogradit në Prishtinë, të promovuar po me ndihmën e Serbisë në politikë dhe në pushtet, përcjell Bota sot.

Profesori ka thënë se nuk ka pritur që të aktivizohet kaq shumë urrejtje ndaj saj, deri në hakmarrje primitive, pse ajo nuk i shkon pas avazit Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

Ai më shumë është shprehur i habitur se si këta njerëz, me të njëjtën gjuhë ta sulmojnë Ibrahim Rugovën e në vend të tij të ngrenë lart Albin Kurtin?!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Para dy ditësh hodha një status, me të cilin u kërkoja disa militantëve të kastës politike të kaluar në Kosovë që të mos sulmojnë Vjosa Osmanin. E kam mbështetur zonjën Osmani si alternativë ndaj mbeturinave të Beogradit në Prishtinë, të promovuar po me ndihmën e Serbisë në politikë dhe në pushtet. Por nuk prisja që kundër saj të aktivizohej kaq shumë urrejtje, deri në hakmarrje primitive, pse ajo nuk i shkon pas avazit Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

E shanë, e "damkosën" e bënë fertele, çfarë nuk i thanë?! Por nuk jam surprizuar vetëm me këtë, sa u habita se si mund të ketë njerëz që me të njëjtën gjuhë ta sulmojnë Ibrahim Rugovën e në vend të tij të ngrenë lart Albin Kurtin?!

Nejse! Bota është e bukur, sepse ajo është mendje-mendje. Por shtrembërimet, fyerjet dhe ofendimet personale dëshmojnë se jemi një komb me kulturë demokratike si të vendeve afrikane! Më së shumti më shqetëson reagimi nga pozitat e diktaturës komuniste në stilin: Po kritikove konsiderosh kundër. Po bëre një vërejtje, je armik! Po nuk je me mua, je kundër dhe nuk meriton respekt. Ndërkaq do t'u lutesha personave publikë, që në debat të sjellin argumente, jo definicione populiste. Ose të heshtin dhe të mos shkruajnë e flasin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat