Rrahim Hashimi thotë se u lirua nga të gjitha akuzat për fajde

Aktuale

Rrahim Hashimi thotë se u lirua nga të gjitha akuzat për fajde

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:58
Rrahim Hashimi

Rrahim Hashimi thotë se është liruar nga të gjitha akuzat për rastin e njohur “Afera e fajdeve”.

“Pas 3 vite e gjysëm të maltretimeve, shantazhve dhe linqimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj proceduren penale ndaj meje për marrje rryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësmi.

Dua të potencoj që kam qëndruar në paraburgim 9 muaj në cilësin e zyrtarit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, gjë që është vërtetu që asnjëherë s’kam pas pozita të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

E drejta, ligji, drejtësia, pastërtia ngadhnjej kundrejt njē kosoto të madhe personale!

Pas 3 vite e gjysëm të maltretimeve, shantazhve dhe linqimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj proceduren penale ndaj meje për marrje rryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësmi.

Dua të potencoj që kam qëndruar në paraburgim 9 muaj në cilësin e zyrtarit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, gjë që është vërtetu që asnjëherë s’kam pas pozita të tilla.

Profilizimi i personalitetit tim si monstrum nga ana prokurorisë speciale dhe disa zyrtarëve të përveqëm të Policisë ka arritë të shkatrroj biznesin tim të ndertuar me shumë mund nga unë dhe partnerët e mi, veqnarisht raporet e mia me biznesmen ndërkombëtare në veqanti ato Hungarezo-Israelite.

Këtij demonizimi i kontribuan disa mediume e në veqanti Grupi Koha dhe Insajderi të lidhura ngusht me organizatën VV, që nëpërmjet meje, duke dëmtu dhe shantazhu profilin tim afarist, donin të atakonin më sakt shantazhonin subjetktin politik PDK.

Aktualisht jam në bisedime me një avokat të njohur ndërkombëtar për reliazimin e së drejtës sime për dëmshpërblimit vlera për kompenzim do të jet 5.2 milion euro. Nga këto, nga Këshlli Gjygjësor do kërkoj 3 milion euro, ndërsa 1 milion euro nga Grupi Koha për shantazh, denigrim dhe për linqim 1 milion euro nga Insajderi për shantazh dhe linqim dhe 200.000 euro nga RTK për një storie shantazhuse.

E gjithë kjo do kontriboj që në te ardhmen Prokuroria, të mos bije pre e opinionave të trilluara nga disa media për nevoja të poitikave dhe lobeve, por të ndërtoj aktakzua të bazuara në fakte, e jo spekuilme, insinuata dhe trillime.

Rrahim HASHIMI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat