Vela: Kosova mund të ketë mbi 1000 të vdekur deri në fund të vitit nga Covid-19

Aktuale

Vela: Kosova mund të ketë mbi 1000 të vdekur deri në fund të vitit nga Covid-19

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Analisti Blerim Vela përmes një postimi në Facebook ka shkruar statistikat rreth Covid 19 gjatë 100 ditëve të fundit të qeverisë Hoti.

Sipas të dhënave që ai ka publikuar janë 556 persona të vdekur, 13,354 të infektuar, 10,279 te sheruar, si dhe 41,020 te testuar.

Vela ka thënë se nëse vazhdohet me këtë trend atëherë deri në fund të vitit do të humbin jetën edhe 550 persona tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në mbi 1100.

Postimi i tij:

Te dhenat rreth COVID-19 gjate 100 diteve te qeverise Hoti

- 556 te vdekur

- 13,354 te infektuar

- 10,279 te sheruar

- 41,020 te testuar

CFR - 4.16%

Nese ky trend vazhdon deri ne fund te vitit do te humbin jeten edhe 550 persona tjere duke e cuar numrin e pergjithshem te fataliteteve ne mbi 1100....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat