Arianit Kocit pas 20 vjetëve i ndodh një gjë e padëshiruar në shtëpinë e tij në Malin e Zi, ka një pyetje për Dritan Abazoviqin

Aktuale

Arianit Kocit pas 20 vjetëve i ndodh një gjë e padëshiruar në shtëpinë e tij në Malin e Zi, ka një pyetje për Dritan Abazoviqin

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2020 Në ora: 13:22
Arianit Koci dhe Dritan Abazoviq

Avokatit Arianit Koci, i ka ndodhur një gjë e padëshiruar në shtëpinë e tij në Krruc të Malit të Zi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se një grup i të rinjve që kanë bërë zhurmë të madhe në gjuhën serbe, gjatë natës ia kanë hequr targën e prapme të veturës.

Gjithashtu, Koci ka njoftuar se në këtë shtëpi po i mungon edhe një orë në oborr.

Ai thotë se kjo i ndodhi për herë të parë që 20 vjet që e ka këtë shtëpi rreth 12 kilometra larg Ulqinit.

Koci pas kësaj ka pyetur Dritan Abazoviqin se a do të ketë siguri në Mal të Zi?

“Kjo situatë po ma kujton fillimin e viteve 90-a. Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon. Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazović, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë siguri të gjithëve”, ka shkruar Koci në Facebook.

Postimi i plotë:

Dritan Abazović, a do të ketë siguri në Mal të Zi?

1.

Për 50 vjet sa shkoj në Ulqin, dhe 20 vjet sa e kam shtëpinë në Krruç, fshat 12 km prej Ulqinit, asnjëherë nuk kemi pasur problem.

As më të voglin.

Mal i Zi për mua ka qenë vendi më i sigurt në Ballkan.

2.

Sot rreth orës 2.30 të mëngjesit, para shtëpisë sime është ndalur një grup i të rinjve, dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe, në gjuhën serbe, të mbështetur për veturë.

Në shtëpi kanë qenë Merita me motrat dhe nënën e saj.

Kur janë zgjuar në mëngjes, e kanë parë që targa e prapme e regjistrimit po mungon.

Po shihet prej mbajtësit plastik, se dikush e ka hequr.

Këto ditë e kemi vërejtur që po na mungon edhe një orë në oborr.

Duhet të theksoj që në fshatin ku e kam shtëpinë, nuk e kam pasur asnjëherë as problemin më të vogël.

3.

Kjo situatë po ma kujton fillimin e viteve 90-a.

Fillon me incidente të vogla dhe pastaj situata përshkallëzon.

Nuk më intereson fare kush e merr pushtetin në Mal të Zi, por Dritan Abazović, si politikan që po e përcakton fatin e qeverisë malazeze, si kosmopolit i deklaruar, duhet t’u ofrojë siguri të gjithëve.

Së paku në nivelin që ka qenë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat