Akuzat e PDK-së ndaj LDK-së, vjen reagimi i analistes së njohur: ‘Partisë së Kadri Veselit bravo i koftë’

Aktuale

Akuzat e PDK-së ndaj LDK-së, vjen reagimi i analistes së njohur: ‘Partisë së Kadri Veselit bravo i koftë’

Nga: N. H Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:04
Luljeta Aliu

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Ajo përmes një shkrimi në Faceook, ka folur për vlerësimin që partia e Kadri Veselit i dha dje Qeverisë Hoti për 100 ditët e qeverisje, ku u tha se kjo e fundit e futi Kosovën në listën e zezë Kosovën për keqmenaxhim.

Aliu akuzimin e PDK-së ndaj LDK-së e quan si naivitet politik.

Ja shkrimi i saj:

Pikërisht kjo ka qenë çfarë kam thënë që është e pritshme, akuzimi nga PDK ndaj LDK për dështim në bisedime. Pikërisht kjo është arsyeja pse e kam quajtur naivitet politik nënshtrimin e oponentëve kryesorë të LDK-së ndaj mashtrimeve të "rivalit të rivalit".

PDK-së bravo i koftë! Ndërsa Isa Mustafës e rrethit të tij ia kisha kujtuar atë thënien e famshme: "Më mashtrove një herë, marre të qoftë! Më mashtrove dy herë, marrja më mbuloftë!" (përkthyer dhe përshtatur ? prej anglishtes: "Fool me once shame on you. Fool me tëice shame on me"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat