Një faqe e LDK-së publikon një foto që Albin Kurti nuk do të donte ta shihte kurrë (Pamje)

Aktuale

Një faqe e LDK-së publikon një foto që Albin Kurti nuk do të donte ta shihte kurrë (Pamje)

Nga: N. H Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:49
Albin Kurti

Një faqe në Facebook me emrin “Ldk E Reformuar”, përmes një shkrimi të publikuar, kanë “goditur” Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. 

Aty janë paraqitur dy fotografi, në periudha të ndryshme.

Fotografinë e parë, sipas kësaj faqe, shihet nga hedhja e gazit në Kuvendin e Kosovës, derisa e përkufizojnë se Kurti dhe partia e tij e kanë djegur Kuvendin dhe shtetin e Kosovës.

Kurse, në fotografinë e dytë, shihet Albin Kurti, me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiç. Kjo foto ka bërë bujë në rrjetet sociale, gjersa, për këtë buzëqeshje, ish-kryeministri ka marrë kritika të shumta edhe nga PDK e AAK.

Ja çfarë shkruan kjo faqe:

Foto e parë: Albin Kurti dhe VV-ja duke e djegur Kuvendin e Kosovës, shtetit teë pavarur të cilin VV nuk e njeh, të cilin më shumë mund e krijuam pas qindra vitesh.

Foto e dytë: Albin Kurti duke u zgerdhyer me kryeministren Serbe e cila një ditë para fotos i quajti kosovarët “bisha që kanë dalur nga mali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat