A po i vie fundi koalicionit? Pas Mustafës, tjetër “goditje” nga LDK-ja për AAK-në

Aktuale

A po i vie fundi koalicionit? Pas Mustafës, tjetër “goditje” nga LDK-ja për AAK-në

Nga: A.Zh Më: 13 shtator 2020 Në ora: 17:59
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Një deklaratë e ministrit të Drejtësisë Selim Selimit, për kompetencat e kryeministrit Avdullah Hoti, ka aktivizuar partinë e Isa Mustafës.

Selimi ka thënë se kryeministri Hoti, do të udhëzohet nga Isa Mustafa, Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj, për politikën e jashtme, me theks dialogun.

“Aktivizimi i tyre (Haradinaj, Mustafa, Limaj) në çështjet nacionale i bën mirë dhe është udhëzues për Qeverinë. Normalisht, Qeveria i ka pushtetet e veta që ia jep Kushtetuta”, ka thënë Selimi.

Atë fillimisht e ka demantuar kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se Hoti do të udhëzohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e jo nga liderët e koalicionit.

Pas tij, ka reaguar edhe këshilltari i ministrit të Brendshëm Bajram Gecaj, i cili është shprehur i habitur me deklaratën e ministrit të AAK-së.

“Ministri Selimi po më habitë ... e kam njohur më të matur e më serioz!”, ka shkruar Gecaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat