Nagavci: Nuk do të jetë as lehtë as sigurtë puna në shkolla

Aktuale

Nagavci: Nuk do të jetë as lehtë as sigurtë puna në shkolla

Nga: A.Morina Më: 14 shtator 2020 Në ora: 09:36
Arbërie Nagavci

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollave dhe kopshteve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Nagavci tha se në këtë vit të ri shkollor gjithçka është ndryshë dhe se nuk do të jetë as lehtë as sigurtë puna në shkolla.

“Nuk do të jetë as e lehtë e as e sigurtë puna në shkolla, andaj shpresoj që krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin të mos mbeten anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim”, tha Nagavci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Urime fillimi i vitit shkollor!

Në këtë fillim viti shkollor gjithçka është ndryshe. Sfida e brenga bashkë me vullnetin, kuriozitetin e energjinë për mësimnxënie e mësimdhënie. Nuk do të jetë as e lehtë e as e sigurtë puna në shkolla, andaj shpresoj që krahas kujdesit për sigurinë e shëndetin të mos mbeten anash as betejat për rezultate në të nxënë, në arsimim e edukim.

Me kujdes të shtuar, respektim të masave, bashkëpunim e përkushtim drejt një normaliteti të ri, drejtë rezultateve më të mira!

Shëndet të plotë e suksese për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, stafin e shkollave e kopshteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat