Ngjarje e rëndë në Drenas: Vdes një person, pasi u godit nga vetura

Aktuale

Ngjarje e rëndë në Drenas: Vdes një person, pasi u godit nga vetura

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Drenasit, pasi vetura ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Këtë e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Me datë 14.09.2020 ne ora 20:06 Policia ka pranuar informatën se në Drenas është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat