Largimi i Shahinit, reagon profesori: Rama e mori si projekt për bashkim kombëtar, ndarje të Kosovës si tragjedia e dytë më e madhe

Aktuale

Largimi i Shahinit, reagon profesori: Rama e mori si projekt për bashkim kombëtar, ndarje të Kosovës si tragjedia e dytë më e madhe

Nga: G.B Më: 14 shtator 2020 Në ora: 23:20
Besa Shahini

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit si ministre e arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk e mohon se opozita e kanë parë Besën si ministre që nuk integrohet e nuk pajtohet me gjuhën letrare, por që bulisti dhe racisti më i madh ka qenë shefi i saj, Edi Rama, përcjell Bota sot.

Tutje, ai ka shkruar se Besa nuk e ka kuptuar batakun në të cilin e kishte futur Edi Rama, pasi ai e kishte marrë atë dhe Gentin si pjesë e bashkimit kombëtar, që ka qenë projekt i Ramës dhe Vuçiç, me ndarje të Kosovës, që do të ishte tragjedia e dytë e kombit shqiptar, pas asaj të vitit 1913!

Postimi i tij i plotë:

Besa Shahini sot u largua nga detyra e ministres së Arsimit të Republikës së Shqipërisë. Në ikje ajo ka shkruar se kundër saj u shfaq një lloj racizmi dhe për këtë fajëson opozitën shqiptare.

Nuk e mohoj se edhe nga opozita e kanë parë Besën si një ministre që nuk integrohet e nuk pajtohet me gjuhën letrare të imponuar në vitin 1972 e të mbetur gjallë. Por të jeni të bindur se bullisti dhe racisti më i madh në këtë pikëpamje ishte dhe mbetet kryeministri Rama, d.m.th shefi i Besës!

Ajo shkruan se emërimi i saj ishte pjesë e projektit kombëtar të Edi Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe thotë se i vjen keq që "opozita doli kundër këtij bashkimi"! E kam thënë në krye të herës, se po, është e vërtetë që Rama e mori Besën dhe Gentin për të promovuar një lloj bashkimi kombëtar që mos ardhtë kurrë. Ai projekt ishte bashkim pasi Kosova t'ia jepte një territor të caktuar, më të pasurin e saj, Serbisë.

Dhe Besa duhet ta dijë se ai projekt ishte i Serbisë dhe jo i Kosovës. Ishte i Edi Ramës dhe i Aleksandër Vuçiç dhe jo i shqiptarëve. Fatkeqësisht Besa edhe në ikje nuk do që të kuptojë batakun ku e futi Edi Rama, as faktin se projekti i bashkimit kombëtar me ndarje të Kosovës është tragjedia e dytë e kombit shqiptar, pas asaj të vitit 1913! Kësaj radhe, ndryshe nga atëherë, me pëlqimin e dy autoriteteve më të larta të shtetit të Shqipërisë e atij të Kosovës, përkatësisht Edi Ramës dhe Hashim Thaçit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat