Selimi kujton Mikullovcin: Perdja nuk do të bie kurrë për ty!

Aktuale

Selimi kujton Mikullovcin: Perdja nuk do të bie kurrë për ty!

Nga: A.Morina Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:28
Adem Mikullovci dhe Rexhep Selimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në facebook është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së aktorit, Adem Mikullovci.

Selim kujtoi veprat e Mikullovcit dhe tha se është krenar që kishte mundësi të ishin miq dhe bashkëudhëtarë në rrugën e idealeve të përbashkëta.

“I madhi Adem Mikullovci, sot mbetëm pa ty, por jo edhe pa emrin tënd, jo pa porositë dhe mësimet tua, jo edhe pa vepren tënde të madhe jetësore, dhe asnjëherë pa kujtimet për ty”, shkroi Selimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I madhi Adem Mikullovci,

sot mbetëm pa ty, por jo edhe pa emrin tënd, jo pa porositë dhe mësimet tua, jo edhe pa vepren tënde të madhe jetësore, dhe asnjëherë pa kujtimet për ty.

Jam i pikëlluar por krenar që ma dhe mundësinë të ishim miq dhe bashkëudhëtarë në rrugën e idealeve tona të përbashkëta.

Perdja nuk do të bie kurrë për ty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat