Nagavci shkruan për vdekjen e Adem Mikullovcit, kujton takimin e fundit me të

Aktuale

Nagavci shkruan për vdekjen e Adem Mikullovcit, kujton takimin e fundit me të

Nga: A.Morina Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:59
Adem Mikullovci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci me rastin e vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit të Kosovës, Adem Mikullovci ka kujtuar jetën dhe veprat e tij.

Nagavci tregoi për takimin e saj të fundit me të ndjerin, të cilin e kishte takuar vetëm një javë më parë.

“Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaqanikut, me modesti e urtësi e solle bisedën te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë”, tha Nagavci, përcjell “Bota sot”.

Deputetja e VV-së tha se kujtimi për Mikullovcin do të jetë i përjetshëm.

Postimi i plotë

Lamtumirë, baca Adem!
U largove nga kjo botë ashtu si jetove, paqësisht e me dinjitet. Në takimin e fundit, vetëm një javë më parë na tregoje për idetë që kishe, për projekte të reja.
Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaqanikut, me modesti e urtësi e solle biseden te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë. Na tregove se ke gati plot shkrime për një projekt të ri... por unë s’kam kohë më, se di a mund të punojë, jam lodhur. Por juve ju pres, ejani të gjithë me familje, merrini dhe fëmijët e rrimë një mbrëmje.
Do të mbetesh përjetësisht në kujtimet tona!

Pusho në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat