IFJ dhe RSF në Bruksel dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duke përmendur emrin e Hashim Thaçit

Aktuale

IFJ dhe RSF në Bruksel dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë duke përmendur emrin e Hashim Thaçit

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:07
Hashim Thaçi

Lajmi dhe reagimet për kërcënimin e gazetarit në Kosovë, Ermal Pandurit tashmë ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës. Kështu sot kanë reaguar dy organizata më të mëdha botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit si: Reportes Sans Frontieres dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) me seli në Bruksel. Një reagim i tillë vjen edhe nga shoqata amerikane CPJ ne New York, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe "LeCanton27.ch"

Kosova: Gazetari i RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka marrë kërcënime me vdekje në mediat sociale pas komenteve të tij kritike për Presidentin Hashim Thaci (“Kosovo: RTV Dukagjini’s journalist Ermal Panduri has received death threats on social media after his critical comments about President Hashim Thaci”)

RSF kerkon nga autoritetet të hetojnë autorin e dyshuar të krimit dhe politikanët për të dënuar kërcënimet ndaj # shtypit të lirisë

Ne reagimin e Rerporters Sans Fronitierses ne Brukseli duke dënuar kërcënimet ndaj kolegut Panduri ka raportuar se “Gazetari i RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale pas komenteve të tij kritike në lidhje me Presidentin HashimThaçi..”

“Me sulmet, kërcënimet dhe vrasjet e gazetareve pas luftës, dëmtohet demokracia ne Kosovë, i cili vend po humb imazhin dhe mund te hase ne pengesa integrime…” ka thënë Pavol Szalai, përgjegjëse e Reporters sans Frontieres per Evropë, për gazetën zvicerane në shqip “Lecanton27.ch” ne Bernë.

Ndërsa Federata e Ndërkombëtareve e Gazetarëve Nderkombëtar (IFJ-E) për Evrope duke dënuar kërcënimet ndaj kolegut tonë të RTV Dukagjni Ermal Panduri nder tjera thuhet se “Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve i merr shumë seriozisht kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit kosovar Ermal Panduri dhe u bën thirrje autoriteteve të hetojnë autorët që duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. “

Image


Ernest Sagaga, përgjegjës i Federatës se Gazetarëve Nderkombëtar (IFJ) për Evrope ka deklaruar sot për gazetën zvicerane “LeCanton27.ch” se “IFJ në Breuselles konsideron se nuk mund të ketë liri të shtypit, as demokraci të vërtetë në Kosovë, kur gazetarët punojnë në një klimë frike e cila pengon pavarësinë e tyre editoriale..” (“Le FIJ a Breuselles, considère qu’il ne peut y avoir de liberté de la presse, ni une vraie démocratie en Kosovo, lorsque les journalistes travaillent dans un climat de peur qui entrave leur indépendance éditoriale”)

Sipas kolegut nga IFJ z.Sagaga “Federat e Gazetarëve Nderkombetar- IFJ me seli ne Bruksel beson se nuk mund të ketë liri të shtypit kur gazetarët punojnë në një klimë frike e cila pengon pavarësinë e tyre editoriale..IFJ do t’i kerkoj autoriteteve kosovare te jene përgjegjëse për integritetin fizik të kolegut Pandurit dhe familjes së tij..”

Shoqata tjeter e gazaterve ne Amerike Komiteti per mbrojtjen e gazetareve (Committee to protect Journalists-CPJ) me seli New York po ashtu duke denuar sulmin per vdekje te gazetarit Panduri, nder tjera thuhet se “autoritetet në Kosovë duhet të kryejnë hetime të shpejta dhe të plota rreth kërcënimeve drejtuar gazetarit Ermal Panduri, dhe të kujdesen për sigurinë e tij..”

Kolegu Panduri i ka deklarurar Komitetit (CPJ) se kërcënimet filluan pasi ai postoi një video të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në faqen e tij publike në facebook, ku ai poston shpesh komente politike dhe ka rreth 25 mijë ndjekës. Në komentet në atë video, zoti Panduri u shpreh kritik ndaj presidentit në lidhje me qëndrimet e tij rreth “korrigjimit të kufirit” me Serbinë fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat