Përçahet AAK-ja në Lipjan shkaku i dy drejtorëve me aktakuza të qeverisjes së LDK-së

Aktuale

Përçahet AAK-ja në Lipjan shkaku i dy drejtorëve me aktakuza të qeverisjes së LDK-së

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:25
Vehbi Imeri dhe Ramiz Qeriqi

Kryetari i AAK-së në Lipjan, Vehbi Imeri dhe këshilltari në Kuvendin Komunal nga ky subjekt Ramiz Qeriqi, kanë shkëmbyer kritika ndaj njëri-tjetrit pas ngritjes së dy aktakuzave nga Prokuroria ndaj dy drejtorëve në Komunën e Lipjanit.

Media ditë më parë ka publikuar zhvillimet e fundit lidhur me këto aktakuza në Lipjan.

Kuvendari i AAK-së në Lipjan, Ramiz Qeriqi, nëpërmjet një komunikate, ka akuzuar kryetarin e këtij subjekti Vehbi Imeri, me arsyetim se ai po e mbron qeverisjen e LDK-së megjithëse dy drejtor janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Fillimisht, kryetari i AAK-së në Lipjan, Vehbi Imeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto ditë nëpër portale është lansuar një shkrim se opozita në Lipjan po kërkon shkarkimin e drejtorëve, mirëpo sipas tij, kjo kërkesë është individuale dhe si e tillë nuk paraqet qëndrim të Degës së AAK në Lipjan.

“AAK Dega në Lipjan në këtë rast del me qëndrimin se askush nuk është fajtor për deri sa nuk shpallet fajtor me një aktgjykim të formës së prerë, jemi kundër linçimeve të kujt do qoftë”, ka shkruar Imeri.

Në anën tjetër Ramiz Qeriqi, Kuvendar nga AAK-ja, nëpërmjet komunikatës, ka thënë se kryetari Vehbi Imeri ka ardhur në këtë subjekt me direktiva të subjektit të LDK-së dhe po e përçanë këtë subjekt.

“I nderuar zotëri Imeri, në emër të kujt po flet me këto shkrime, mos të ka kapur frika se edhe ti ke qenë kohë të gjatë e hajnisë së LDK-së. Nuk e kam pasur ndërmend që t’i zbuloj hajnit që i ke bërë sa ishe në LDK, por nëse ke dëshirë shkojmë me një debat televiziv dhe t’i tregoj publikisht”, ka thënë Qeriqi, nëpërmjet komunikatës.

Sipas Qeriqit, kryetari i AAK-së Vehbi Imeri, qysh kur ishte pjesë e LDK-së ka qenë projektues i hajnisë së tyre.

“Ti edhe vlerësimet e tokave që i bën kinse si “ekspert” ato i bën vetëm për t’i mbushur gjepat e tuaj. T’i paske thënë se deklarata ime për media rreth zhvillimeve të fundit ne Lipjan, nuk janë qëndrim i AAK-së, por unë po të pyes se kush e donë më shumë AAK-në, unë si Kuvendar apo t’i që ke ardhur në krye të AAK-së me direktiva të LDK-së”, ka thënë më tej Qeriqi.

Sipas tij, ardhja e Imerit në krye të AAK-së ka pasur qëllime ta përçajë degën e AAK-së.

“E dimë se t’i ke ardhur me direktiva të individëve nga LDK-ja. Kurse sot t’i personalisht nuk e din se në cilin subjekt je. Që nga zgjedhjet e fundit, qytetaret po pyesin e ku gjendesh sepse nuk ke guxim të dalësh as në qytet. Pse turpërohesh të dalësh në qytet? Për herë të fundit po të them që të kesh kujdes kur ta përmendesh emrin tim sepse unë me mish dhe shpirtë jam pjesë e AAK-së sepse jam shok i hershem i udhëheqësve të AAK-së, çlirimtarëve dhe themeluesve të këtij shteti”, ka thënë Qeriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat