Ramush Haradinaj ka kërkuar që në vend të Meliza Haradinajt e Selim Selimit të shkojë vet në dialog

Aktuale

Ramush Haradinaj ka kërkuar që në vend të Meliza Haradinajt e Selim Selimit të shkojë vet në dialog

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:04
Ramush Haradinaj

Detaje ekskluzive janë zbuluar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini sa i përket raporteve LDK-AAK.

Drejtuesi Ermal Panduri ka thënë se në bazë të informacioneve të konfirmuara që kanë Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në bisedime.

“Në takimin që kanë pasur së bashku me Isa Mustafën e Fatmir Limajn, Ramush Haradinaj ka kërkuar që vet të shkojë në dialog e të mos dërgojë më Meliza Haradinajn apo Selim Selimin. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te anëtarët që e përbëjnë koalicionin”, tha ai.

Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj thotë se koalicioni duhet të ketë besimin e kryeministrit për dialog.

“Unë kam përshtypjen se kjo është një imponim i zotit Haradinaj në mënyrë që më pas ta përdorë elektoralisht se gjoja ka penguar ndonjë marrëveshje e dëmshme…Unë e shoh të pa arsyeshme që pjesë e delegacionit të behën liderët e partive që nuk janë pjesë e qeverisë. Në delegacion mund të shkojnë ministra e të bëhen kombinime por Kosova ka qeveri dhe nuk është koha kur nuk ishim shtet”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

Edhe analisti Astrit Gashi thotë se është e paarsyeshme që në delegacion të kërkojnë të jenë pjesëmarrës liderët partiak.

“Haradinaj ka plotësisht të drejtë që të ketë përfaqësim në dialog sepse është pjesë e qeverisë, por jo që atje të shkojnë liderët e partive”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat