Haradinaj: Dhomat e Specializuara janë të njëanshme dhe kundër shqiptarëve të Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Dhomat e Specializuara janë të njëanshme dhe kundër shqiptarëve të Kosovës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:33
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, në konferencën për media tha se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ndryshe, hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje krime lufte, të cilat ishin dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime në selinë e OVL të UÇK-së.

Dosjet dyshohet se përfshinin emra dëshmitarësh të mbrojtur në çështjet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Organizata e Veteranëve thotë se dosjet vërtetojnë se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe janë krijuar për të përmbushur vullnetin e Serbisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat