Mustafa: Qasja e Kurtit e gabuar, Kosova nuk humb me Amerikën

Aktuale

Mustafa: Qasja e Kurtit e gabuar, Kosova nuk humb me Amerikën

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 21:03
Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka replikuar sërish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, nëse VV’ja vjen në pushtet.

Këtë, Mustafa e sheh si qasje shumë të gabuar.

Ai në një intervistë për EuroNews tha se qasja e Kurtit është e gabuar, sepse asnjëherë Kosova nuk ka humbur me SHBA’në.

“Mendoj që është një qasje e gabuar e tij, sepse me Amerikën asnjëherë Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëveshja nuk prek në sistemin kushtetues, për ta çuar në Kuvend që kjo marrëveshje të votohet”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat