Tomë Gashi angazhohet si avokat i OVL e UÇK-së, pas zhvillimeve me Specialen

Aktuale

Tomë Gashi angazhohet si avokat i OVL e UÇK-së, pas zhvillimeve me Specialen

Nga: G.B Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:12
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi do ta përfaqësojë OVL e UÇK-së, pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale dhe dosjet që arritën në selinë e tyre.

Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Ai do ta përfaqësojë OVL e UÇK-në në të gjitha institucionet që ndërlidhen me punët e kësaj organizate.

Së fundmi, në selinë e OVL-së janë lënë dosje të dyshimta, të cilat pretendohet se janë të Speciales.

Të njëjtat, sot për t’i marrë kanë shkuar zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat