Deputeti i VV-së: Propaganda nuk shitet më, Ujmani s’i takon asnjë partie por është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Deputeti i VV-së: Propaganda nuk shitet më, Ujmani s’i takon asnjë partie por është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:41
Linqeni Ujmanit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kritikuar të gjithë ata që sipas tij po bëjnë propagandë në lidhje me linqenin e Ujmanit.

“Mbrojta e Ujëmanit nuk është mbrojtje e subjekteve politike, por e Kosovës, sepse Ujëmani s’i takon asnjë partie, por është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosoves, e paguat me ndjersën e tyre”, ka shruar Basha në Facebook.

Postimi në Facebook:

?Propaganda nuk shitet më!

?Toka nën liqenin e Shkodrës ju takon dy shteteve të ndryshme, dhe është liqe natyror që ekziston me miliona vite.

?Kurse liqeni i Ujmanit është projekt, pra artficial, dhe pjesa që kalon në Serbi, pra ajo tokë e Ujmanit nën ujë që është në Serbi, është e paguar dhe shpronësuar nga Kosova, përfshi edhe drunjtë përreth.

?Mbrojta e Ujmanit nuk është mbrojtje e subjekteve politike, por e Kosovës, sepse Ujëmani s’i takon asnjë partie, por është pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, e paguat me ndjersën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat