Von Cramon: Komisioni Evropian duhet të jetë kritik ndaj Serbisë në Raportin e Progresit

Aktuale

Von Cramon: Komisioni Evropian duhet të jetë kritik ndaj Serbisë në Raportin e Progresit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:53
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se nëse Komisioni Evropian nuk është kritik ndaj Serbisë, atëherë është duke humbur kohë në Raportin e Progresit për procesin e integrimit evropian.

“Situata në Serbi është përkeqësuar viteve të kaluara. Sundimi i Ligjit është duke u dobësuar dhe ka shqetësime serioze për lirinë e shprehjes. Fushata elektorale tregoi se debati demokratik dhe gara elektorale nuk funksionojnë në Serbi, të mos përmendim dhunën policore ndaj protestuesve paqësorë në korrik. Në një shtet që qeveriset nga rendi dhe ligji, policët nuk janë mbi ligjin, njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka thënë Viola Von Cramon për Danas.

Duke folur për raportin e ardhshëm të progresit të Komisionin Evropian për procesin e integrimit evropian të Serbisë, Von Cramon ka thënë se nëse raportin i Komisionit Evropian nuk është kritik në disa çështje të caktuara atëherë raportet e tilla janë vetëm humbje kohe.

“Ky raport mund të jetë një shqyrtim kritik i mirë, i cili tregon edhe në cilën rrugë të shkohet. Në anën tjetër ky raport mund të shfaqë edhe ku ka pasur hapa pozitivë në vitet e fundit. Unë pres që Raporti të ketë një përshkrim të detajuar para së gjithash për të drejtat themelore, çështjen e mediave, proceset demokratike dhe korrupsionin. Mund të përmend po ashtu edhe çështjet e ambientit siç janë kualiteti i ajrit”, ka thënë Von Cramon.

Sa i përket marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Raportuesja për Kosovën në PE tha se ka qenë “marrëveshje e kufizuar dhe jo historike siç e kanë përshkruar disa njerëz në Uashington”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat