Çeku, Hotit: Çfarë ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse serbe, në dialog kërkoni kthimin e artefakteve të grabitura nga Serbia

Aktuale

Çeku, Hotit: Çfarë ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse serbe, në dialog kërkoni kthimin e artefakteve të grabitura nga Serbia

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:36
Hajrulla Çeku

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar trajtimin e pikave të marrëveshjes së Washingtonit, të nënshkruar më 4 shtator nga Kosova dhe Serbia.

Deputeti i këtij subjekti, Hajrulla Çeku ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka sjellë një rrezik të ri kur është pajtuar për pikën lidhur me Kishat Ortodokse.

“Z.Hoti e kishim paralajmëruar në seancë kohë më parë dhe e kishim pyetur se cili është plani tij për ta kundërshtuar këtë pikë, dhe qëllimin tonë të mirë për të kontribuuar ai e pati cilësuar si hipotezë dhe teori të paqëndrueshme e tani na ka sjellë një rrezik të ri që po e trason rrugën drejt eksterritorialitetit”, ka thënë Çeku gjatë një konference për media.

Deputeti ka thënë se delegacioni i Kosovës ka udhëtuar në Washington pa asnjë përgatitje dhe pa asnjë kërkesë, dhe se dëshmi për këtë është se asnjë nga pikat e dokumentit të Washington dhe zotimet që i ka nënshkruar kryeministri Hoti nuk janë kërkesë paraprake e delegacionit të Kosovës.

“Në këtë mënyrë ata kanë pranuar të gjitha kërkesat e Serbisë, e një nga këto pika është që lidhet me liritë fetare dhe mbrojtjen e kishave. Zotimi i Hotit për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe kushtetuese pasi që Kosova e ka të sanksionuar qartë sesi i zbaton vendimet e veta të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur nevojë që për çështjet e natyrës kushtetuese të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese të ketë diskutime ndërkombëtare e politike aq më pak përball Serbisë”, ka thënë Çeku.

Çeku ka shtuar se Kishat Ortodokse në Kosovë gëzojnë të drejtat e avancuara mbi territorin e pronës së tyre që janë të kodifikuara si në kushtetutë ashtu edhe në ligjet e vendit.

“Kisha Ortodokse serbe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për fat të keq kjo kishë kërkon zbatim të njëanshëm të Kushtetutës. Ajo çfarë ne parashtrojmë si pyetje është se çka ka mbetur pa i dhënë kishës ortodokse serbe, a është ky paralajmërim se po hapet plani i Ahtisarit. Hoti nuk po na tregon se cila ka qenë përgjigja që kanë dhënë në takime, e as çfarë do të jetë përgjigja në takimet e radhës sepse kjo temë do të jetë temë diskutimi në procesin e dialogut”, u shpreh deputeti Çeku.

Ai theksoi se duke pranuar tema të tilla, delegacioni ka pranuar se ka probleme që duhet të zgjidhen lidhur me pronën dhe garancitë për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë
Çeku theksoi se në dialog me Serbinë ne duhet të kërkojmë që artefaktet e grabitura të Muzeut të Kosovës të kthehen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat