Sami Lushtaku paralajmëron bashkimin e PDK-së në Qeverinë Hoti

Aktuale

Sami Lushtaku paralajmëron bashkimin e PDK-së në Qeverinë Hoti

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:03
Sami Lushtaku

Një paralajmërim që Partia Demokratike e Kosovës mund të iu bashkohet Qeverisë Hoti është bërë sot nga Ish Kryetari, i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se PDK duhet të ndihmoj në stabilitetin politik.

“Vendi ynë ka para vetës sfida të mëdha. Menaxhimi i pandemisë Covid-19, Dialogu me Serbinë dhe zhvillimet qe lidhen me Gjykatën Speciale, kanë nevojë për qeveri të qendrueshme e cila përbëhet nga shumica e kualifikuar, me qëllim që vendimmarrja karshi këtyre sfidave të jetë e lehtë.”, ka shkruar Lushtaku.

Duke folur për krizën ekonomik, si dhe dialogun me Serbinë, ish kryetari i Skenderajt ka bërë thirrje për bashkim të pozitës dhe opozitës.

“Në vend të kritikave, duhet të bëhet bashkë pozita dhe opozita, sidomos PDK, e cila duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova ka nevojë për qeveri stabile.

Vendi ynë ka para vetës sfida të mëdha. Menaxhimi i pandemisë Covid-19, Dialogu me Serbinë dhe zhvillimet qe lidhen me Gjykatën Speciale, kanë nevojë për qeveri të qendrueshme e cila përbëhet nga shumica e kualifikuar, me qëllim që vendimmarrja karshi këtyre sfidave të jetë e lehtë.

Ekonomia dhe qytetarët e Kosovës presin dorën e shtetit në këtë kohë të krizës. Mosvotimi i ligjeve qe mundësojnë tërheqjen e shumës prej 10% nga trusti nuk i është dashur askujt. Edhe mosvotimi i mëhershëm i ligjit për vlerat e luftës ka qenë gabim i rëndë i qeverisë.

Pastaj, mosvotimi i një pakoje të gjerë emergjente për inate ndërmjet pozitës dhe opozitës dëmton direkt qytetarin e Kosovës. Qytetarët dhe ekonomia jonë kanë nevojë për stimuj që sadopak ndihmojnë për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

Dialogu me Serbinë duhet të marr epilog. Është tema më e lodhshme dhe më e rënda që prej pasluftës e tutje. Ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke. Por edhe në këtë proces nevojitet konsensus i plotë pozitë dhe opozitë. Është qasje e gabuar që kushdo që udhëheq dialogun dhe bënë marrëveshje, të kritikohet e të etiketohet si "tradhëtar". Në vend të kritikave, duhet të bëhet bashkë pozita dhe opozita, sidomos PDK, e cila duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve.

Kosova ka nevojë për stabilitet politik. Nuk na duhen inate e protagonizëm. Na duhet qeveri që ruan dhe afirmon miqësinë me SHBA-të. Na duhet qeveri vendimmarrëse që ju jep përgjigje meritore këtyre sfidave që i kemi para nesh. SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat