Hoxhaj: Politika e jashtme e Spanjës nuk duhet të varet nga Beogradi

Aktuale

Hoxhaj: Politika e jashtme e Spanjës nuk duhet të varet nga Beogradi

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:30
Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, dikur ministër i Jashtëm i Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se Spanja mund ta njoh pavarësinë e Kosovës nëse arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Ai me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se e mirëpret këtë “sjellje konstruktive” të Spanjës karshi Kosovës.

Hoxhaj tutje ka shtuar se politika e jashtme e Madridit s’duhet të varet nga Beogradi, por se e njëjta duhet të marrë vet vendimet e saja.

“Mirë të shohës se Spanja po tregohet më konstruktive karshi Kosovës për njohjen e pavarësisë. Politika e jashtme e Madridit s’duhet të varet në Beoagradin, por ata duhet të marrin vendimet vet”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat