“Befason” ish-agjenti i SHIK-ut, ja për çka i lutet Thaçit!

Aktuale

“Befason” ish-agjenti i SHIK-ut, ja për çka i lutet Thaçit!

Nga: N.Sh. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:46
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook i është ‘lutur’ presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Miftari në lutjen e tij, drejtuar Presidentit, kërkon që të shpallen heronj edhe disa ish UDB-asha.

Këtë lutje Miftari ia bëri Presidentit Thaçi pasi që ky i fundit ka shpallur mjaftë shumë heronj.

E që Miftari për këtë ka reaguar që t’i shpallë heronjë edhe tradhtarët dhe UDB-ashat.

Sipas Miftari, Thaçi ka shpallur heronj edhe disa personalitete për të cilat, sipas tij, është implikuar edhe Thaçi në këto vrasje.

Më poshtë postimi i Naim Miftarit:

Shpallni heroj nga thesari i juaj jan.!

Lutje për presidentin e shtetit me shumicë ‘myslimane' të Kosovës z. Hashim Thaçin.!

Pasi edhe ashtu i ka shpall shumë dëshmor e heronj të Kombit, njerëz të vrarë të etiketuar si kinse bashkëpunëtor të UDB-së, edhe pse vet ka qenë i implikuar Presidenti i jonë në disa raste, e në shumicën ka pas njohuri dhe dorë për këto vrasje, nuk do ishte keq që ti shpallnit heronj edhe disa ish UDB_at e vrarë pas luftës (pasi dinin shum) si Selim Broshin, Ibush Kllokoqin, Hamz Hajren, Kemajl Shabanin... aq ma pak kur mbi 180 ish pjesëtarë tjerë të UDB-së kolegë të këtyre lartë (të vrarë) i bëtë shok pas luftës disa besa edhe gjatë luftës i bat miq, koleg dhe Kadri Veseli i shpalli edhe kinse thesar kombëtar të Kosovës në televizjon te UDB-ashi Baton Haxhiu, president disa i bëtë këshilltar tuaj, disa i punsuat në hierarkitë e larta në AKI, Polici, Prokurori, Gjyqësi, Noteri, e disa i bëtë edhe Ambasador të Kosovës e disa i latë të ju shërbejnë si analistë, kryeredaktor, gazetar, publicistë të shtypit dhe televizioneve publike dhe private!

Do ishte hapi i duhur ti rregulloni rrëmujat dhe anomalit që i keni bërë vet gjatë rrugëtimit tuaj për të hypur në pushtet dhe për tu pasuruar me çdo kusht dhe me çdo çmim..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat