Medalje Presidenciale të Meritave për O’Brien dhe Grenell, analisti i njohur “gozhdon” Thaçin dhe PDK-në

Aktuale

Medalje Presidenciale të Meritave për O’Brien dhe Grenell, analisti i njohur “gozhdon” Thaçin dhe PDK-në

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:05
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe emisarit special për dialogun, Richard Grenell.

Kjo është bërë e ditur në letrën të cilën Presidenti Hashim Thaçi i ka drejtuar homologut të tij të shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump.

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me këto medalje, ka bërë një koment në drejtim të presidentit të Kosovës.

Ai të parin e shtetit e ka quajtur si shefi de fakto i PDK-së. Gjersa, për kritikat e deputetëve të PDK-së ndaj marrëveshjes së Uashingtonit, këtë parti të vitit 2020 thotë se nuk është as mish as peshk.

Ja shkrimi:

Shefi de fakto i PDK ka ndarë medalje presidenciale për Trump, O'Brien dhe Grenell si mirënjohje për marrëveshjen e Uashingtonit.

Shefi de jure i PDK dhe deputetët e saj po vazhdojnë ta kritikojnë marrëveshjen e Uashingtonit në Kuvend dhe studio televizive.

PDK e vitit 2020, as mish as peshk...

Image
Blerim Vela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat