Haziri reagon ashpër: Çdo përpjekje për të penguar Gjykatën Speciale, është përpjekje drejtë zhbërjes së Republikës

Aktuale

Haziri reagon ashpër: Çdo përpjekje për të penguar Gjykatën Speciale, është përpjekje drejtë zhbërjes së Republikës

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:27
Selia e Gjykatës Speciale

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur me përpjekjet që janë duke u bërë kundër Gjykatës Speciale.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se çdo përpjekje për të penguar ose zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale, është përpjekje për ta rrënuar shpresën e qytetarëve për një shtet demokratik, ligjor, të zhvilluar ekonomikisht.

Sipas analisti, zhvlerësimi i kësaj gjykate është një hap drejtë zhbërjes së Republikës.

Ja shkrimi i tij:

Çdo përpjekje për të penguar ose zhvlerësuar misionin e Gjykatës Speciale, është përpjekje për ta rrënuar shpresën e qytetarëve për një shtet demokratik, ligjor, të zhvilluar ekonomikisht dhe kulturalisht, bazuar në vlerat perëndimore. Zhvlerësimi i Gjykatës Speciale, është një hap drejtë zhbërjes së Republikës.
#ThuajJOpërpjekjevekriminale
(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat