Albin Kurti prezanton 8 aderimet më të reja në Vetëvendosjes, ja kush janë (Emrat)

Aktuale

Albin Kurti prezanton 8 aderimet më të reja në Vetëvendosjes, ja kush janë (Emrat)

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:38
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka prezantuar aderimet me të reja në partinë e tij.

Kurti shkruan se një grup i ri i qytetarëve dhe kuadro të reja profesionale janë tashmë pjesë e VV-së.

Ai mes tjerash shkruan se çdo ditë e më shumë, Lëvizja e tyre po shtohet në numër e po ngritët në kapacitete.

Ja shkrimi:

Pas anëtarësimeve në Pejë, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përkatësisht qendrës së saj në Kastriot, iu bashkëngjitën një grup i ri i qytetarëve dhe kuadro të reja profesionale. Synimi dhe vullneti për të jetësuar dhe avancuar ndryshimin e filluar me 6 tetor janë pikëtakimi i këtyre profesionistëve dhe Lëvizjes. Çdo ditë e më shumë, Lëvizja jonë po shtohet në numër e po ngritet në kapacitete.

Ata që na u bashkuan këtu:

1. Florian Mjeku, Inxhinier i Elektroteknikës
2. Gëzim Kurshumliu, Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri
3. Adnan Mjeku, Inxhinier i Mekanikës
4. Adriatik Mehmeti, Programer në Akademinë për Siguri Kibernetike
5. Bukurije Krasniqi - Ibrahimi, Fakulteti i Edukimit
6. Ylli Shala, Inxhinier i Elektroteknikës në KEK
7. Burhan Pllana, Staf mjekësor në QKUK
8. Lendita Krasniqi, Magjistër e Gjuhës Angleze

Këto dhe figura të tjera që do t’i bashkëngjiten Lëvizjes do të jenë alternativa e vetme cilësore për qytetarët e kësaj komune. Bashkë me kryetarin e qendrës së VETËVENDOSJE!-s, Halil Thaçi, ju urova të gjithëve mirëseardhje në Lëvizjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat