Ish ushtari i UҪK-së "godet" rëndë Thaҫin: Akoma nuk e ke kuptuar që ka kaluar koha që ti të përdorësh Kosovën dhe asetet e saj si plaçkë

Aktuale

Ish ushtari i UҪK-së "godet" rëndë Thaҫin: Akoma nuk e ke kuptuar që ka kaluar koha që ti të përdorësh Kosovën dhe asetet e saj si plaçkë

Nga: H.O. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:45
Hashim Thaci

Ish ushtari i UҪK-së, Vendim Demaj në një postim të tij në Facebook ia ka kujtuar Presidentit Hashim Thaҫit, premtimet e tij në vitin 2015, kur kishte deklaruar se ‘Marrëveshja e Asociacionit do të na sjellë vizat, Interpolin, UNESCO-në dhe NATO-në’.

Demaj e ka pyetur Presidentin Thaҫi se cila nga këto premtime të tij janë sot realitet.

Postimi i tij i plotë:

#Gospodine_Hashim,

cila nga këto premtimet tuaja dhe të #bandillit_Mustafa

janë realitet sot në Kosovë.

Sot kur nga dita në ditë priteni të shkoni në bankën e të akuzuarve, përse keni ndryshuar qëndrim dhe jeni kundër marrëveshjeve që bëhen pa firmën dhe praninë tuaj.

▪︎A ishtit ju promotori kryesor për nënshkrimin e marrëveshjes së krijimit të asosacionit të komunave Serbe në Kosove,

▪︎A ishit ju ithtari i flakt dhe personi kryesor që u bënte presion deputetëve për të votuar ngritjen e gjykatës speciale, kurse sot krijoni makinacione diversante.

#Gospodine_Hashim, akoma nuk e ke kuptuar që ka ikur koha që ti të përdorësh Kosovën dhe asetet e saj si plaçkë, suvenir, dhuratë joshje ndaj cilitdo #serbdashësi që të sjell në vëmendje byzylykët e Hagës./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat