Gani Geci tregoi se kush duhet të frikësohet nga dëshmia e tij – familja e Haki Imerit përmendin dy vrasjet që do t’i zbardh Gjykata Speciale

Aktuale

Gani Geci tregoi se kush duhet të frikësohet nga dëshmia e tij – familja e Haki Imerit përmendin dy vrasjet që do t’i zbardh Gjykata Speciale

Nga: N. H Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:04
Gani Geci

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka përfunduar sot intervistimin pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ish-deputeti ka thënë se është marrë në pyetje tri ditë me radhë.

Geci ka thënë se u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët për 20 orë, derisa ka thënë se nga dëshmia e tij duhet të frikësohen vetëm ata që e kanë shkruar komunikatën numër 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër për vrasjen e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut.

Familja e veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri, ka reaguar për lidhur me këtë deklarim të Gecit, duke thënë se besojnë fuqishëm se Gjykata Speciale do të zbardhë komunikatën 59 vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit dhe të gjitha vrasjet tjera politike.

Ja reagimi i plotë:

Luftëtari i orëve të para të luftës sonë për liri Gani Geci, paska përkundur intervistimin në Hagë. Besojmë fuqishëm se Gjykata Speciale do të zbardhë komunikatën 59 vrasjen e Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit dhe të gjitha vrasjet tjera politike.

Ai/që e ka shkruar këtë komunikate ka nxitur dhunë sistematike, orkestruar vrasje politike shqiptarësh, do të ballafaqohet me një realitet të ri, drejtësinë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat