Igballe Rugova: Dënimet aktuale për vrasjet ndaj grave, më shumë “inkurajime” sesa dënime…

Aktuale

Igballe Rugova: Dënimet aktuale për vrasjet ndaj grave, më shumë “inkurajime” sesa dënime…

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 20:24
Igballe Rugova

Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ishte pjesë e dokumentarit “Expose”.

Ajo foli rreth uljes së dënimit për Pjetër Ndrecaj, në rastin që bëri bujë javën e fundit në vendin tonë, madje shtoi se dënimet e tilla më shumë janë inkurajime sesa dënime.

“Janë tepër shqetësuese dhe kjo është arsyeja pse kemi dalë në protestë edhe pse me numër të kufizuar nga policia, por kjo çka ka ndodh, pra për këtë rast është dashur që të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në protestë, se kjo i prek të gjithë ata.

Kanë ndodhë dy vrasje, është vrarë një nënë dhe një bijë, derisa gjykata e apelit ia ulë dënimin. Kjo nuk ndodhë askund dhe ne reagojmë, protestojmë dhe nuk do të ndalemi sepse drejësia do të fitojë, dhe e dyta për të qenë një shtet i fortë duhet të funksionojë ligji dhe rendi te ne s’po funksionon.

Kjo kur janë në pyetje gratë, do të thotë mëshoni grave se ne nuk do t’iu dënojmë. Duhet ta ndalin dhunën sepse dhuna si dhunë është krim e lëre më vrasje. Është krim dhe duhet të dënohet, por në këtë rast nuk është dënuar krimi, madje është inkurajim për ata që kryejnë vrasje”, tha ndër të tjera Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat