Mega-operacioni kundër krimit në Karaçevë, Policia e Kosovës del me komunikatë - zbulojnë detajet e aksionit

Aktuale

Mega-operacioni kundër krimit në Karaçevë, Policia e Kosovës del me komunikatë - zbulojnë detajet e aksionit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 21:26
Policia e Kosovës

(E plotësuar) - Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Inspektorati Policor i Kosovës, kanë lëshuar një komunikatë për media pas aksionit që ndodhi në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku si rezultat u arrestuan dhjetëra persona, përfshirë edhe zyrtarë policorë, të përfshirë në veprimtari ilegale.

Bëhet e ditur se ky operacion erdhi si rezultat i një hetimi njëvjeçar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

Deri tash janë arrestuar 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 persona zyrtarë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Gjilan, 18 Shtator 2020, 23:30h – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në mbrëmjen e 18 shtatorit 2020, zyrtarët e zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.

Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ku për detaje dhe informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar pas operacionit të përbashkët.

Mega-operacioni kundër krimit në Karaçevë, 17 të arrestuar deri tani përfshirë edhe policë

Tashmë raportohet të ketë përfunduar aksioni masiv i Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Vetëm në Karaçevë janë arrestuar mbi 17 policë për lojëra ilegale te fatit, kontrabandim dhe trafikim me qenie njerëzore.

Radiotelevizioni i Kosovës, duke iu referuar burimeve nga Policia, raporton se në këtë aksion kanë qenë të përfshirë mbi 250 policë.

Policët u mobilizuan sonte për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Mësohet se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit.

Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Kujtojmë se, sipas deklarimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ky aksion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Në Karaçevë dalin buldozerët për t’i rrënuar kazinotë

Policia e Kosovës ka marrë një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale. Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar. Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, tash kanë ardhur edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.

Media ka siguruar fotografi ku shihen buldozerë në Karaçevë, drejtuar për në objektet ku zhvillohej kjo veprimtari ilegale.

Image

E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Dyshohet se 40 femra ushtruan prostitucion në objektet ilegale në Karaçevë

Të paktën 40 femra dyshohet se janë përfshirë në veprimtari ilegale, si ushtrim të prostitucionit, në objektet që ndodhen në zonën kufitare në Karaçevë, ku për një kohë të gjatë u bë organizimi i lojërave të fatit dhe veprimtarive të tjera të ndaluara me ligj.

Burime të besueshme bëjnë me dije se në mesin e 40 femrave të dyshuara për prostitucion, 12 janë shtetase të Shqipërisë.

Mega-aksioni i Policisë së Kosovës është duke vazhduar në Karaçevë dhe në regjionin e Prishtinës.

Pritet rrënimi i objekteve ilegale në Karaçevë, asiston Komuna e Kamenicës

Objektet ku janë zhvilluar veprimtaritë ilegale në Karaçevë, si kazinotë dhe ato ku dyshohet se është zhvilluar edhe prostitucioni pritet të rrënohen.

Rrënimin e tyre do ta mbështesë edhe Komuna e Kamenicës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, teksa nga ky mega-aksion pritet arrestimi i rreth 40 personave, përfshirë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Mbërrin në Karaçevë Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj e ka përcjellur nga afër aksionin në Karaçevë.

I pari i Policisë, Rashi Qalaj,  është duke përcjellur nga afër aksionin e Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës qe po zhvillohet në Karaçevë.

Image

30 vetura të Njësisë Speciale kanë intervenuar në mbylljen e kazinove në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Aty Policia ka arrestuar disa persona, ku mes tyre dyshohet se ka edhe zyrtarë policor të arrestuar.

12 të arrestuar deri tani përfshirë edhe policë

Në mesin e 12 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë edhe tre policë nga komuniteti serb.

“Në mesin e 12 zyrtarëve të Policisë së Kosovës, tre janë të komunitetit serb dhe 9 të komunitetit shqiptar”, tha një burim.

Ndërsa, numri total i personave që pritet të arrestohet është 39.

***

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Image

 

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Ministri Veliu konfirmon ndërhyrjen e Policisë në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka konfirmuar se Njësitet e Policisë së Kosovës kanë ndërmarr një aksion në zonën kufitare të Karaçevës.

Sipas ministrit Veliu, ky aksion ka të bëjë me ushtrim të trafikimit me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Po është e vërtet. Po ka të bëj me lojërat e fatit, prostitucion, aksioni është duke u zhvilluar. Ajo që e thashë pak më herët në Kuvend se shumë shpejt do ta shihni, ajo është”, u shpreh ministri Veliu.

Ndryshe, në media është raportuar se rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurt e krimit.

Ndryshe, gjatë seancës plenare sot në Kuvendin e Kosovës, ministri i Brendshëm, Afim Veliu, tha se një aksion i tillë ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njëjti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Aksioni i policisë po zhvillohet edhe në Prishtinë

Përveç në zonën kufitare në Karaçevë, mega-aksioni i Policisë së Kosovës po zhvillohet edhe në regjionin e Prishtinës, mësohet nga burime të sigurta brenda organeve të sigurisë.

Në këtë mega-aksion është urdhëruar arrestimi i 39 personave, në mesin e të cilëve 12 janë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

***

Në mega-aksionin policor që po zhvillohet sonte në Karaçevë është urdhëruar arrestimi i 39 personave.

“Pritet prangosja e 39 personave”, tha një burim.

Deri më tani është bërë arrestimi i 7 personave.

***

30 vetura të Njësisë Speciale kanë intervenuar në mbylljen e kazinove në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Mësohet se pak më parë Njësia Speciale ka intervenuar duke mbyllur disa kazino në Karaçevë.

Bosat e lojërave të fatit deri kanë mbajtur të bllokuar atë zonë, pronarët e këtyre kazionve janë njerëz të njohur. Ato janë mbyllur në zonën neutrale të kufirit Kosovë- Serbi.

Kujtojmë që ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme ishte në interpelancë ku foli rreth hyrjes së forcave serbe brenda territorit të Kosovës, saktësisht në Karaçevë.

Debati u përcjell me reagime të ndryshme nga opozita, pikërisht për këtë temë.

***

Rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte në një mega-operacion për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Media nga burimet e saj të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e asistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se zona e Karaçevës është përdorur si fole e sigurtë e krimit.

Në mbështetje të këtij aksioni, mësohet se janë vënë në gatishmëri edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Kujtojmë se, sipas deklarimit të ministrit të brendshëm Agim Veliu, ky aksion ishte planifikur të organizohej edhe në muajin shkurt, mirëpo sipas tij, i njejti nuk ishte aprovuar nga ish-kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat