Aksioni i Policisë së Kosovës në Karaçevë - vjen reagimi nga Driton Selmanaj

Aktuale

Aksioni i Policisë së Kosovës në Karaçevë - vjen reagimi nga Driton Selmanaj

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pak orë pas aksionit të Policisë së Kosovës në Karaçevë, ku u arrestuan disa persona, përfshirë edhe policë për lejimin e veprimtarisë së kazinove, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Qeveria.

Është i treti i Qeverisë, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ai i cili ka komentuar këtë aksion.

”Shtet ligjor – ska tjetër!”, ka shkruar ai.

Image

Cak i goditjes janë kazinot të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të arrestuar, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat