Në Karaçevë dalin buldozerët për t’i rrënuar kazinotë

Aktuale

Në Karaçevë dalin buldozerët për t’i rrënuar kazinotë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 22:30
Buldozerët për t’i rrënuar kazinotë

Policia e Kosovës ka marrë një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale. Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar. Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, tash kanë ardhur edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.

Media ka siguruar fotografi ku shihen buldozerë në Karaçevë, drejtuar për në objektet ku zhvillohej kjo veprimtari ilegale.

E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat