KEDS iu ndërpret rrymën kazinove ilegale në Karaçevë, përgatitet rrënimi i tyre

Aktuale

KEDS iu ndërpret rrymën kazinove ilegale në Karaçevë, përgatitet rrënimi i tyre

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 01:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sërë institucionesh shtetërore janë aktivizuar në operacionin e Karaçevës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, kryesisht ato të kazinove.

Përveç Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe ekipe të KEDS-it për të ndërprerë energjinë elektrike të objekteve ilegale të kazinove e që më pas të rrënohen.

U konfirmua edhe zyrtarisht që nga ky aksion në pranga përfunduan edhe 33 persona, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.

Sipas informatave në Karaçevë janë arrestuar edhe disa gra që dyshohet se e kanë ushtruar veprimtarinë e prostitucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat