Kë e paralajmëroi dje Gani Geci për dëshminë e tij në Hagë

Aktuale

Kë e paralajmëroi dje Gani Geci për dëshminë e tij në Hagë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 07:23
Gani Geci

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, dje përfunduar intervistimin pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës në Hagë.

Pas përfundimit të intervistimit, Geci ka treguar se u është përgjigjur të gjitha pyetjeve nga prokurorët për 20 orë, sa edhe ka zgjatur intervistimi.

“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pytetje per tre ditë, plot 20 orë”, ka thënë Geci.

Geci ka pasur edhe një paralajmërim rreth asaj se kush duhet të frikësohet nga dëshmia e tij.

“Nga dëshmia ime mund të frigohen ata që e kanë shkruar komunikatën 59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frigohen. Për 20 orë, të gjitha pyetjet që kanë pasur prokurorët, unë u jam përgjigjur. Mendoj që komunikata 59 do të zbardhet kësaj radhe, meqenëse më nuk do të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Geci për intervistimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat