Jeta Xharra: Ja pse ndodhi aksioni i policisë mbrëmë

Aktuale

Jeta Xharra: Ja pse ndodhi aksioni i policisë mbrëmë

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:39
Jeta Xharra

Edhe gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, ku u arrestuan edhe zyrtarë policorë për trafikim me qenie njerëzore e kontrabandë.

Xharra ka thënë se për këto veprimtari kishte fakte dhe filmime qe një vit dhe të njëjtat i kishte dorëzuar në prokurori e polici.

Sipas saj, aksioni mbrëmë ndodhi për shkak të raportimeve të qytetarëve për kazinot ilegale, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Xharrës në Facebook:

Para një viti qytetarët raportuan në kallxo se si po hapeshin kazino ilegale pasi qeveria në atë kohë kishte marrë vendim me i mbyll. Ekipet tona u siguruan që këtë ilegalitet ta filmojmë dhe dokumentojmë, sepse e dinim që vetëm nëse mund ta dëshmojmë mund ta ndalim. Filmimet pastaj edhe i transmetuam edhe ja dërguam prokurorisë e policisë (asaj pjese të këtyre institucioneve që s'ishte e përfshirë në lejimin e këtyre kazinove) dhe gjatë gjithë kësaj kohe ju kemi çu pyetje me vet pse s'po veprojnë. U desht 1 vit me i rrxu.

A ka krim më të madh që kalon pa u ndëshku në Kosovë? PO. PLOT. Por, po du me shënu që qeky aksion ka ndodh, sepse qytetarët s'e kanë nal dorën duke na i raportu qeto kazino ilegale.

Me ja nis edhe krimet tjera me na i kallxu, nashta pas 1 viti edhe për to mbërrijmë me mbledh mjaftueshëm fakte që organet e rendit mos me pas më ka me ikë, por me u detyru me vepru!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat