Thaçi dekoroi presidentin amerikan, reagon Halil Geci: Mos ma fëlliq Trumpin, nuk i bënë nderë dhënia e dekoratës nga një kriminel i dyshuar nga Specialja

Aktuale

Thaçi dekoroi presidentin amerikan, reagon Halil Geci: Mos ma fëlliq Trumpin, nuk i bënë nderë dhënia e dekoratës nga një kriminel i dyshuar nga Specialja

Nga: N.Sh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:45
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror “Urdhrin e Lirisë” për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën.

Pas kësaj dekorate, ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci nga presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, kjo medalje e Thaçit, të cilin e quan kriminel dhe i dyshuar nga Gjykata Speciale për vrasjen e 100 personave nuk i bënë nderë Presidentit amerikan.

Përkundrazi, sipas tij, kjo medalje ia ulë imazhin në arenën ndërkombëtarë presidentit Trump.

Geci shkruan se, Trump duhej që këtë medale t’ia kthej mbrapsht Thaçit.

Postimi i plotë:

Mos ma fëlliq Trumpin me at dekoratë o Hashim

Se a i bënë nderë Trumpit dekorata “Urdhri i Lirisë” nga një kriminel i dyshuar nga Gjykata Speciale dhe i akuzuar nga vetë prokuroret Amerikan për krime lufte, unë nuk e besoi që i bënë nderë.

Përkundrazi ja ulë imazhin në arenën ndërkombëtare. Presidenti Trump duhej t’ia kthej mbrapsht dekoratën e këtij të dyshuari që akuzohet nga vet prokuroret Amerikan për vrasjen e 100 personave.

Aq më keq kur të parin e Planetit Trumpin e dekoroi me “Urdhër Lirie” një i dyshuar nga Specialja si kriminel lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat