Marrëveshja me Serbinë, kërkohet hetim për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për tradhti kombëtare

Aktuale

Marrëveshja me Serbinë, kërkohet hetim për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për tradhti kombëtare

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:52
Arta Rama-Hajrizi

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të jap dorëheqje nga pozita e tij për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Po ashtu, LHK “Ali Hadri” ka kërkuar që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi të hetohet për tradhti kombëtarë.

Në komunikatën për media të historianëve të Deçanit sprehen të shqetësuar dhe në të njëjtën kohë konsiderojnë se letra dy faqesh e vet-nënshkruar nga Hoti në Uashington, do të ketë pasoja afatgjate për Kosovën dhe popullin e saj.

Po ashtu në komunikatë thuhet se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Rama-Hajrizi, dhe gjyqtaret e tjerë të kësaj “gjykate anti kushtetuese dhe anti kombëtare, duhet të hetohet dhe të ndjekjet penalisht për tradhti kombëtare, ngase kanë legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit në Kosovë me nënshkrimin e vendimit që pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastirit të Deçanit dhe krye kriminelit Sava Janjiq”.

Komunikata e plotë e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, me vëmendje te veçantë e ka parë letrën vet-nënshkruese të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili me 4 shtator 2020, në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhe në Uashington, pas një serie të negociatave me palën serbe, në prezencën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, nënshkroi letrën vet-nënshkruese duke e emëruar si “Marrëveshja e Uashingtonit”.

Letrat e nënshkruar nga Kryeministri Hoti dhe Presidenti serb Vuçiç në Uashington me 4 shtator 2020, nuk janë asgjë me shumë së sa letra të cilat i kanë sjelle shumë dëme të pariparueshme Kosovës. Pra, letra vet-nënshkruese nuk mund të quhet si marrëveshje, e aq me shumë marrëveshje historike, ngase ajo nuk ka logo shtetërore, dhe nuk ka preambule se marrëveshje me kënd nënshkruhet, pra mungon subjektiviteti kushtetuese që ndërlidhin marrëveshje mes vete.

Pafuqia e Kryeministrit Hoti, është parë me rastin e takimit me Presidentin Tramp dhe realizmit të telefonatës me Kryeministrit izraelit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar dhe në të njëjtën kohë konsideron se letra dy faqesh e vet-nënshkruar nga Hoti në Uashington, do të ketë pasoja afatgjate për Kosovën dhe popullin e saj.

Është tepër e papranueshme se si delegacioni i Kosovë, në të ashtuquajturën “Marrëveshja e Uashingtonit”, e fusin kontestin pronësor në mes të Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Komunës së Deçanit në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër. Me ketë akt Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Hoti kanë shkelur Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Është e pa pranueshme të kërkohet zbatimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të majit të vitit 2016 për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat jashtë ligjshme dhe në mënyre anti kushtetuese po mundohen të ia bartin në pronësi Manastirit të Deçanit dhe kreut të saj Sava Janjiq.

Ne, i rikujtojmë Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Tramp, se ishin administratat e Shtëpisë së Bardhë, ato që i  kanë kundërshtuar ligjet diskriminuese të Millosheviqit, dhe si pasoj e këtyre ligjeve shqiptarët e Kosovës filluan luftën për çlirimin e vendit nga pushteti diktatorial i Millosheviqit. Pra, amerikanët kanë qenë kundër ligjeve dhunuese të Millosheviqit. Pra, është e pa pranueshme se si administrata e Presidentit Tramp, kërkon që Kosova të i zbatoj ligjet e Millosheviqit, kur dihet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i  majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, në plotëni është i ndërtuar mbi ligjet e kohës së Millosheviqit.

Duke e marrë për bazë shumë pika të “Marrëveshjes se Uashingtonit”, e posaçërisht atë për pronat e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili me vet-nënshkrimin e letrave në Uashington me 4 shtator 2020, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ngase ka përkrahur zbatimin e ligjeve të Millosheviqit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” është vendim i vdekur. Ai nuk do të zbatohet dhe assesi nuk duhet të zbatohet.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, dhe gjyqtaret e tjerë të kësaj gjykate anti kushtetuese dhe anti kombëtare, duhet të hetohet dhe të ndjeket penalisht për tradhti kombëtare, ngase kanë legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit në Kosovë me nënshkrimin e vendimit që pronat private dhe ato të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastirit të Deçanit dhe krye kriminelit Sava Janjiq.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon fuqishëm përkrahjen që po i behet kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, andaj i bene thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, që edhe ato të kërkojnë të drejtat e tyre rreth pronave në Kosovë. Duke e parë se kishat dhe manastiret  ortodokse po  marrin toka dhe prona si në bahçe të babës, andaj edhe Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës, të i kërkojnë pronat dhe pasuritë e tyre që i ka konfiskuar ish regjimi komunistë.

Pra, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Kisha Katolike e Kosovës duhet të ngritin zërin e tyre, ngase me “Marrëveshjen e Uashingtonit” u kërkua edhe kthimi i pronave për komunitetin hebrenj në Kosovë. Pra, diskriminim që po i behet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike të Kosovës, është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm. Kosova, ka hyre në një qorr sokak i cili në fund do të jetë i dhimbshëm për qytetarët e saj.

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat