Ish-deputeti i LDK-së pas arrestimeve në Karaçevë: Shteti i doli zot kësaj pune

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së pas arrestimeve në Karaçevë: Shteti i doli zot kësaj pune

Nga: N. H Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Faebook, ka thënë se veprimi i mbrëmshëm i shtetit në Karaçevë i ka fikur dritën disave që luajtën ka një dorë dhe kanë postuar foto patriotike.

Ai shkruan se shteti i doli zot kësaj pune, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Veprimi i shtetit në Karaçevë i paska fikë disa, edhe e "lujshin ka një dorë" edhe postojshin foto patriotike...!

Menjëherë pas miratimit të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, në një hapësirë tejet të vogël u hapën kazino ku ushtrohej jashtëligjshëm dhe e papenguar veprimtaria.

Pse bash aty?

Sepse ka kohë që ajo hapësirë është trajtuar si territor i diskutueshëm i shtetit të Kosovës. E krimi dhe ata prapa tij, e shfrytëzuan deri tash.

Sot, shteti i doli zot kësaj pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat