Kryeministri Hoti deklarohet pas operacionit të Policisë në Karaçevë

Aktuale

Kryeministri Hoti deklarohet pas operacionit të Policisë në Karaçevë

Nga: G.B Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:35
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar pas operacionit të mbrëmshëm në Karaçevë, të realizuar nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai operacion është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Hoti ka falënderuar Policinë për realizimin e një operacioni kompleks dhe delikat dhe sipas tij, ky është vetëm fillimi i kthimit në normalitet në çdo fushë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.

Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat