Zëvendësministri publikon pamjet: Po dëshmohet se Albin mashtruesi e ka mbrojt...

Aktuale

Zëvendësministri publikon pamjet: Po dëshmohet se Albin mashtruesi e ka mbrojt...

Nga: P.R Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:53
Albin Kurti

Policia e Kosovës gjatë natës së mbrëmshme ka marr një mega operacion policor në Karaçevë të Kamenicës, aksion ky kundër krimit të organizuar.

“Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin, ku për detaje dhe informacione shtesë do të vazhdojmë t’iu mbajmë të informuar pas operacionit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Policisë.

E sa ishte kryeministër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk e kishte autorizuar nisjen e një aksioni të tillë.

E kjo ka nxitur reagimin nga zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë Hoti, Engelbert Zefaj.

Ai ka drejtuar fjalë të rënda ndaj Albin Kurtit, të cilin e quan mashtrues.

Zefaj ka publikuar edhe videon, ku Kurti tregon pse nuk ka pranuar kërkesën e Agim Veliut dhe Avudllah Hotit.

“Po dëshmohet se Albin mashtruesi, i cili për gjithçka e gjuan fajin të tjerët, e ka mbrojt krimin. Në këtë video e thotë vet se në muajin shkurt dy herë nuk e ka miratuar kërkesen e Ministrit Agim Veliut për të ndaluar krimit në Karaqevë! Bile edhe ironizon me planin e veprimit të Ministrit. Sot janë arrestuar 30 persona të dyshuar për vepra penale, 40 femra te dyshuara për prostitucion janë rrezuar disa objekte ku është zhvilluar krimi. Shyqur që e pat shkurt!”, ka shkruar zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë Hoti, Engelbert Zefaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat