I quajti budallenj deputetët e VV-së, Shalës i vjen reagimi: Kujtimi e ka një zor!

Aktuale

I quajti budallenj deputetët e VV-së, Shalës i vjen reagimi: Kujtimi e ka një zor!

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:02
Kujtim Shala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka deklaruar se të majtët, si Lëvizja Vetëvendosje, dijetarët evropianë i njohin si anëtarë të klubit të budallenjve.

Ai këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, ku po replikonte me deputetin e VV-së Hekuran Muratin.

“Nëse ju kërkoni shpjegime të fushës së dijës dhe të së majtës ekstreme, anarkiste, si ju, dijetarët evropianë i njohin si anëtarë të klubit të budallenjve”, ka thënë Shala.

Atij i ka reaguar ish-zëvendësministri i Infrastrukturës nga VV-ja Avni Zogiani, përcjell Bota sot.

Zogiani ka thënë se Shala e ka një zor dhe se shantazhet e PDK-së nuk janë vetëm llafe.

“Kujtim Shala, akademiku, në Parlament, paska kualifikuar 70% të politikës evropiane, si klub i budallenjve... Kujtimi ka një zor! Siç duket shantazhet e PDK-së nuk qenkan veç llafe!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat