Polici i arratisur Ferid Leci bie në duart e Policisë së Kosovës

Aktuale

Polici i arratisur Ferid Leci bie në duart e Policisë së Kosovës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:36
Ferid Leci

Është vetëdorëzuar në polici zyrtari i Policisë së Kosovës Ferid Leci, i arratisur mbrëmë dhe i shpallur në kërkim, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës.

Leci është vetëdorëzuar rreth gjysme ore më parë dhe aktualisht është duke u intervistuar.

Sipas burimeve të besueshme, njëjti me aktvendim të prokurorit të shtetit do të dërgohet në mbajtje.

Pasi nuk arritën ta arrestojnë, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e Ferid Lecit në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme. 

Në shtëpinë e tij dyshohet se janë sekuestruar edhe disa telefona celular të cilët do të dërgohen për ekzaminim, nga ku pritet që të nxirren prova për të mbështetur pretendimet e prokurorisë për veprimtaritë ilegale të të dyshuarit.

Në një distancë prej rreth dy kilometra nga shtëpia e tij, përballë një restoranti në dalje të fshatit Hodonoc, është lokalizuar edhe një stallë me rreth 100 krerë lopë, e cila dyshohet se është në pronësi të policit të arratisur dhe familjes së tij.

Bëhet e ditur se lopët janë sekuestruar nga AVUK-i me dyshimin se janë të kontrabanduara dhe është dobi pasurore e fituar me vepër penale.

Leci dyshohet se nuk pati guxim për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, prandaj dyshohet se iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat