​Kurti akuzon Hotin: Nuk di të dallojë liqenin natyral prej atij artificial

Aktuale

​Kurti akuzon Hotin: Nuk di të dallojë liqenin natyral prej atij artificial

Nga: A.Zh Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:05

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se në negociata me Serbinë, Kosovën e ka përfaqësuar një kryeministër që nuk e din dallimin në mes të liqenit natyral dhe artificial.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie ka thënë se Hoti duke mos e ditur dallimin e liqeneve ka barazuar liqenin e Ujmanit me të Shkodrës, si rezultat i të cilës thotë se është nënshkruar një marrëveshje e dëmshme për Kosovën.

Derisa ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të mund të implementohet.

Kurti: Marrëveshja për Ujmanin nuk mund të implementohet

“Ujmani përpara se të jetë ujë është tokë, është tok e mbushur me ujë dhe në këtë kuptim nuk mund të krahasohet me liqenet natyrore. Ohri është liqen tektonik, Shkodra është liqen natyror, ndërkaq Ujmani është liqen Artificial. Por në seancën e mbajtur pardje Hoti e shpalosi që nuk e kupton dallimin. Në fjalimin e tij ai i barazoj liqenin e Ujmanit me të Shkodrës. Pra në negociata me Serbinë e kemi pasur një person që nuk e kupton dallimin midis liqenit të Ujmanit dhe të Shkodrës, prandaj kemi ardhur me një marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Por që nuk do të mund të impementohet. Ajo marrëveshje, ai zotim i një anshëm zhvlerëson nënshkruesin por kurrsesi nuk do të lejojmë që këtë t’ia bëjë Kosovës”, ka thënë Kurti.

Në këtë konferencë u bë e ditur që Aleanca Progresive ka pranuar LVV-në si anëtare të sajë.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se krimi duhet të goditet në kokë, e cila është në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjitha ata që morën pjesë në aksionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, duke thënë se duhet të vazhdojnë hallkat e tjera të sigurisë e drejtësisë për të dal ky aksion.

Kurti: Krimin e kapën nga bishti jo koka që është në Prishtinë

“Fillimi nuk është përfundim. Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh dhe i organizuar, atëherë më duhet të them se e kanë kap vetëm veç se për bishti, koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase diku në Prishtinë...10.09...sistemi ynë i drejtsisë përgjithësisht dështon në luftimin e rasteve të krimit të organizuar sepse i kap vetëm egzekutorët me fundit që qëndrojnë lartë e prapa”, tha ai.

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e mbrëmshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ka thënë se ishte vet Kurti në kohën kur ishte kryeministër nuk i ka dhënë leje për ta zhvilluar aksionin në Karaçevë.

Kurti: Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën

“Më lejoni ta përkujtoj ditën e dytë të punës time me 5 shkurt, kur ai ish ministrit im i brendshëm patë ardhur me kërkesën për leje për një aksion në Zubim Potok, pak më vonë edhe për një aksion në Karaçevë, pa u bërë një muaj. Ndonëse më premtoi ky ish ministri, ai në të dy rastet patë dështuar të më sjell diçka me shkrim mbi përgatitjet dhe planet e aksionit policor. Pra vetëm kërkonte lejen time pa informacion për mua por kjo nuk është mënyra se si duhet të veproj qeveria e të marrë vendime kryeministri. Unë kam kërkuar aso kohe aksion të përgatitur mirë e jo aventura......natyrisht që unë nuk mund të pranoja një sugjerim të tillë për leje për leje për aksion për të cilin nuk kisha asnjë hollësi, asnjë fakt mbi planet dhe përgatitjet. Krejt çka mundi të më ofroj ish ministri im, ishte të thoshte se e ka siguruar Miradia që gjithçka do të shkoj në rregull, me gjasë bëhet fjalë për ish kryeshefen e inspektoratit të policisë, por as kjo nuk ishte me shkrim. Të nderuar qytetarë, krimi i organizuar në Karaçevë, nuk e ka kokën në Karaçevë, gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin kë Karaçevë, jo kokën”, tha ai, duke shtuar se mbetet të shihet dhe uroi që aksioni i mbrëmshëm të mos dal vetëm një shfaqje më shumë e regjimit të vjetër.

Ai shtoi se ka pyetur ministrin Agim Veliu se si bëhet që kriminelet janë në Prishtinë, ndërsa, Policia zhvillon aksione në vendet më të vogla.

Kurti: Kriminelet e mëdhenj janë fatkeqësisht në kryeqytet

“Kriminelet e mëdhej janë fatkeqësisht në kryeqytet, prandaj për mua është absurde që ka kaq shumë zell për të shkuar larg kryeqytetit, ku për bindjen time të fuqishme, janë kokat e krimit...ne i kemi denoncuar dhe ju i keni dëgjuar në pronto 1 e 2 dhe vetëm shikoni në deklarimet e tyre ku të ardhurat e tyre dhe pronat që kanë nuk përputhen askund“, tha ai.

Ai akuzoi prokurorin duke thënë se qeveria e tij ka emëruar bordet e ndërmarrjeve publike të cilët kanë shkarkuar menaxhmentin e atyre ndërmarrjeve për shkeljet ligjore të shumta dhe prokuroria asnjëherë nuk trokiti në derën e qeverisë për të parë se për çka bëhet fjalë.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se krimi duhet të goditet në kokë, e cila është në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjitha ata që morën pjesë në aksionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, duke thënë se duhet të vazhdojnë hallkat e tjera të sigurisë e drejtësisë për të dal ky aksion.

“Fillimi nuk është përfundim. Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh dhe i organizuar, atëherë më duhet të them se e kanë kap vetëm veç se për bishti, koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase diku në Prishtinë...

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e mbrëmshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ka thënë se ishte vet Kurti në kohën kur ishte kryeministër nuk i ka dhënë leje për ta zhvilluar aksionin në Karaçevë.

“Më lejoni ta përkujtoj ditën e dytë të punës time me 5 shkurt, kur ai ish ministrit im i brendshëm patë ardhur me kërkesën për leje për një aksion në Zubim Potok, pak më vonë edhe për një aksion në Karaçevë, pa u bërë një muaj. Ndonëse më premtoi ky ish ministri, ai në të dy rastet patë dështuar të më sjell diçka me shkrim mbi përgatitjet dhe planet e aksionit policor. Pra vetëm kërkonte lejen time pa informacion për mua”, tha ai.  

***

Ish-kryeministri Albin Kurti, ka përgëzuar aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, ku u goditën kazinot dhe u arrestuan disa persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion.

Ai ka thënë se aksioni duhet të vazhdojë, në mënyrë që procesi të përfundojë me sukses, përcjell Bota sot.

Teksa i është përgjigjur akuzave të ministrit Agim Veliu, Kurti ka thënë se me aksionin e mbrëmshëm Veliu ka kapur “krimin vetëm për bishti”, e jo nga “koka”.

Sipas tij, “koka” e krimit gjendet në Prishtinë.

“I përgëzoj policët për aksionin e djeshëm. Fillimi nuk është mbarim. Tani duhet të vazhdohet tutje. Nëse i mbrëmshmi ka qenë krim i madh, atëherë e kanë kapur vetëm për bishti. Koka është diku tjetër, ndoshta në Prishtinë. Sistemi ynë i drejtësisë përgjithësisht dështon në luftimin e krimit sepse nuk i kap kokat. Nuk vazhdon procesi me hallkat e tjera të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po mban konferencë për media.

Ai po flet për anëtarësimin e VV-së në Aleancën Progresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat