Konfirmon Surdulli: Pos Karaçevës bastisje pati edhe në Prishtinë

Aktuale

Konfirmon Surdulli: Pos Karaçevës bastisje pati edhe në Prishtinë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:42
Policia e Kosovës

Në konferecën për media pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë, Policia e Kosovës bën të ditur se janë kontrolluar 12 lokacione që dyshoheshin për veprimtari të jashtëligjshme.

Zejnullah Surdulli nga PK bënë të ditur të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kane qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale.

“Operacioni ka pas për qëllim luftimin e veprave penale, kontrabandimin me mallra, trafikimi me njerez, ofërimi i lokaleve per prostitucion, etj. Zona e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinos, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre. 120 aparate 6 shtëpiza kompjuteri, etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kane qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale”.

Mes tjerash Surdulli bëri të ditur se edhe në Prishtinë kanë ndodhur bastisje të tilla, ku nga aty janë arrestuar tre persona.

“Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale, 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat