Sërish tentim për përleshje nga Xhavit Ukaj me deputetët e Vetëvendosjes, ja si ndodhi rasti dje në Kuvend

Aktuale

Sërish tentim për përleshje nga Xhavit Ukaj me deputetët e Vetëvendosjes, ja si ndodhi rasti dje në Kuvend

Nga: D.R Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:31
Xhavit Ukaj, foto ilustrim

Dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, pati shumë përplasje mes deputetëve të VV-së dhe kryeministrit Hoti e ministrave të LDK-së.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, teksa kritikonte ministrin Veliu dhe gjithashtu deputetët e LDK-së, pati një kërcënim nga njëri prej këtyre të fundit.

Gazeta “Bota sot” merr vesh se deputeti “problematik” i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj, ishte ngritur në këmbë dhe e kishte kërcënuar Rexhajn për fjalët që ky i fundit i përdorte.

Mësohet se disa deputetë kanë qetësuar gjakrat në ato momente./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat