Aksioni në Karaçevë merr jehonë ndërkombëtare, BBC raporton për rrënimin e kazinove

Aktuale

Aksioni në Karaçevë merr jehonë ndërkombëtare, BBC raporton për rrënimin e kazinove

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:48
Aksioni në Karaçevë merr jehonë ndërkombëtare, BBC raporton për rrënimin e kazinove

Mediumi prestigjioz britanik BBC ka raportuar sot në lidhje me operacionin në shkallë të gjerë të mbylljes së kazinove të paligjshme në Karaçevë gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Kosovës.

BBC kontaktoi Jetish Malokun, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili iu tha gazetarëve se policia kishte arrestuar të paktën 35 persona për aktivitet të lojërave të fatit, prostitucionit, trafikimit të njerëzve, armëve dhe drogës.

Siç është shprehur Maloku për mediumin britanik, të paktën 10 prej tyre ishin polici kufitare, për të cilët pretendohej se i kishin lehtësuar rrethanat për kryerjen e veprimtarisë të paligjshme ndërkufitare.

Nga aksioni i mbrëmshëm u shkatërruan 12 kazino, teksa makinat e lojërave të fatit u sekuestruan nga forcat e rendit, bëri me dije policia për BBC.

Në Mars të vitit të kaluar qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, ndaloi veprimtarinë e lojërave të fatit për 10 vjet, për shkak të lidhjeve të saj me krimin e organizuar.

Projekt-ligji u miratua pas ndodhjes së dy vrasjeve veç-a-veç të personelit të kazinos përbrenda disa ditësh. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat